Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaVon Der Leyen vlerëson Shqipërinë

Von Der Leyen vlerëson Shqipërinë

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen tha se Shqipëria po ecën shumë mirë duke përparuar shpejt me reformat ndaj po i afrohen vijës së finishit per tu anetaresuar ne BE.

Ajo u rekomandoi Tiranës dhe Podgoricës që të qëndrojnë të përqendruara në rrugën e reformave.

“Duhet të them se Shqipëria po ecën shumë mirë, duke punuar shumë fort me reformat, duke përparuar shpejt. Kjo është për tu vlerësuar. Shqipëria dhe Mali i Zi po bëjnë të gjitha hapat e nevojshëm për të ecur përpara. Une ju rekomandoj që ato të qëndrojne të përqendruara në rrugën e reformave. Mali i Zi dhe Shqipëria po ecin shumë mirë dhe po i afrohen vijës së finishit. Zgjerimi është një proces i bazuar në meritë por nëse këto shtete i përmbushin reformat meritojnë që të ecin përpara dhe më në fund të jenë anëtarë të Bashkimit Evropian”, u shpreh presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen.

Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda vitit 2030.

Klan News

/tvklan.al

Lini një koment