Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaVrasësi i Klevis Lleshit, Sabah Nuzi futet në regjimin “41-bis”

Vrasësi i Klevis Lleshit, Sabah Nuzi futet në regjimin “41-bis”

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu firmosi këtë të premte, 22 maj, futjen në regjimin e posaçëm “41-bis” për Sabah Nuzin. Ai do të qëndrojnë në qelit e posaçme të burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

Nuzi është i vetmi për momentin që do qëndrojnë në regjimin “41-bis”. Ai është pjesë e grupit të Aurel Hoxhës dhe dyshohet si autor i vrasjes së Klevis Lleshit në Burrel rreth 6 vite më parë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2020 dhe u zbardh përmes analizimit të mesazheve në aplikacionin Sky, dhe prokurorët e posaçëm thonë se kanë arritur të dokumentojnë se për kryerjen e krimit janë paguar 50 mijë euro.

Sipas SPAK, Sabah Nuzi është ndihmuar në kryerjen e vrasjes dhe më pas në varrosjen e trupit në një fshat në Mamurras, ku ai u gjet disa muaj më vonë nga shtetasi S.K.

Lini një koment