Vrasja e 30-vjeçarit në Memaliaj, vetëdorëzohet në polici i kërkuari Marjaldo Nela
Pas rreth dy muajsh në arrati, Marjaldo Nela, i shpallur në kërkim për vrasjen e 30-vjeçarit Endri Goxhaj në Memaliaj, është vetëdorëzuar këtë të martë në polici.
Pas vetëdorëzimit, ai është ndaluar dhe është vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë për vijimin e procedurave hetimore.
Nela dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj 30-vjeçarit Endri Goxhaj, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Nela akuzohet për përfshirje në ngjarjen e rëndë kriminale të ndodhur në prill të këtij viti në Memaliaj. Si pasojë e të shtënave mbeti i plagosur edhe vëllai i autorit, 25-vjeçari Dali Nela.