Saturday, 27 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaVrasja e policit në Maliq, Hita: 40 forca policie ishin në operacion me jelek antiplumb

Vrasja e policit në Maliq, Hita: 40 forca policie ishin në operacion me jelek antiplumb

4 qershor 2026 – Kanë dalë në konferencë për mediet ministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, lidhur me vrasjen e efektivit në Maliq dhe plagosjen e kolegut të tij.

“Ka hapur zjarr në mënyrë të menjëhershme në drejtim të policisë”, tha kryepolici sa i takon autorit. Ky i fundit, theksoi ai, rezulton me precedentë të theksuar kriminal.

“Kanë qenë 40 forca policie në këtë operacion, të gjithë me jelek antiplumb, por arma kallashnikov e ka çarë tej për tej edhe antiplumbin”, sqaroi Hita.

Si do mbështeten familjarët e të ndjerit?

Hita: Humbje e thellë për të gjithë, duhet të gjejmë kurajon e forcën që të gjithë bashkë të ngrihemi. Për familjarët e dëshmorit, po bëjmë të gjithë procedurat që ai të marrë këtë status, do bëjmë më të mirën për t’ju gjetur pranë familjes së tij dhe njerëzve të dashur.

Lajmi në përditësim…

/tvklan.al

Lini një koment