E mërkurë, 25 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i Posaçëm dënon me 28 vite burg Erlis Dukën

Vrasja e Santiago Malkos, Apeli i Posaçëm dënon me 28 vite burg Erlis Dukën

Apeli i Posaçëm dënoi me 28 vite burg Erlis Dukën, vëllanë e Leonard Dukës, për vrasjen e Santiago Malkos, siç njofton Shqiptarja.com.

Më herët, Erlis Duka ishte shpallur i pafajshëm nga GJKKO-ja, gjykata e shkallës së parë, për të njëjtën çështje.

Për të dënuarit e tjerë të çështjes, Apeli i Posaçëm la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Për të njëjtën ngjarje, më herët janë dënuar Leonard Duka me 30 vite burg dhe Fatmir Hyseni, Aleksandër Manxhaku, Dritan Aga, Blendi Teta e Oltian Loga me nga 25 vite burg secili.

Lini një koment