E hënë, 23 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Vrasja në Fier, identifikohet viktima! Dalin pamjet nga vendngjarja (VIDEO)

Vrasja në Fier, identifikohet viktima! Dalin pamjet nga vendngjarja (VIDEO)

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e regjistruar këtë të hënë në qytetin e Fierit ku u ekzekutua Selami Hasani. Siç shihet edhe nga pamjet nga vendi i ngjarjes, policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendin ku ka ndodhur krimi.

Në këtë ngjarje ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës. Ngjarja e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen “1 Maji”.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje teksa policia bën me dije se vrasja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lini një koment