E mërkurë, 4 Nëntor 2026
54°F Detroit
Senati50 vende për shumicën
54
Demokratë
44
Republikanë
Demokratët fitojnë shumicën në Senat • 2 vende ende pa fitues të shpallur
Dhoma e Përfaqësuesve218 vende për shumicën
222
Demokratë
138
Republikanë
Demokratët fitojnë Dhomën • 75 vende ende pa fitues të shpallur
Rezultate jozyrtare, sipas projeksioneve të mediave • Përditësuar: 4 nëntor 2026, ora 07:31 (Detroit) • Të dhënat: Associated Press, Decision Desk HQ
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Vrasje në gjueti në Bulqizë, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht shokun në pyll, arrestohet! Po shënjestronte një kafshë,

Vrasje në gjueti në Bulqizë, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht shokun në pyll, arrestohet! Po shënjestronte një kafshë,

Një 29-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në Bulqizë, pasi dyshohet se është qëlluar aksidentalisht me armë gjahu nga një 44-vjeçar gjatë një gjuetie në pyllin e fshatit Fushë-Sopot.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa 44-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë. Arma e gjahut është sekuestruar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

“Informacion paraprak. Rreth orës 13:40, në pyllin e fshatit Fushë-Sopot, Bulqizë, shtetasi B. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se gjatë gjuetisë, duke qëlluar me armë gjahu në drejtim të një kafshe të egër, ka qëlluar nga pakujdesia shtetasin E. L., 29 vjeç, banues në fshatin Strikçan, i cili, si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shtetasi B. F. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, ndërsa arma e gjahut, e dyshuar si e përdorur në ngjarje, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

Lini një koment