E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaWendt flet në Senat për Porto Romanon: Është lokacion efektiv për forcat tona, shpresoj të ndërtohet në 2030

Wendt flet në Senat për Porto Romanon: Është lokacion efektiv për forcat tona, shpresoj të ndërtohet në 2030

Eric Wendt ka folur në Senat për rolin e NATO-s në Shqipëri dhe për perspektivën e tij si ambasador i ardhshëm aty, nëse do të nominohet nga Senati. Wendt veçoi duke thënë se Porto Romano ka një rëndësi për NATO-n.

“Përsa i përket aleancës tonë në NATO, një pikë e rëndësishme është Porto Romano. Është një nga portet kryesore atje që për momentin, në të ardhmen, mendoj do të ketë një facilitet për kargo. Është i lokalizuar dhe do të jetë efektiv në 2030. Nga aty forcat ushtarake do të kenë një lokacion fitimprurës për NATO-n dhe për bizneset gjithashtu. Pasi të shkoj atje, unë duhet të shoh çfarë ndodh atje dhe pastaj të veproj”, tha Wendt.

Lini një koment