Wolff, i bindur: Antonelli te Ferrari? Jam 0% i shqetësuar, i përket Mercedes-it
Sipas manaxherit austriak, një makinë dhe një skuderi fituese janë garancia më e mirë për të mbajtur kampionin e botës.
Në një intervistë të gjatë për “Bild” në prag të garës së Las Vegas, Toto Wolff ka prekur tema të ndryshme, mes të cilave edhe të ardhmen e kampionit të botës, Kimi Antonelli. Drejtuesi austriak i Mercedes-it ka theksuar se nuk është aspak i shqetësuar se mund ta humbasë pilotin e tij, pavarësisht konkurrencës, veçanërisht nga Ferrari.
“Në një pikë të sezonit të kaluar Kimi ishte në qendër të kritikave, edhe nga ne. Por nuk dyshuam asnjë moment tek ai. Donim të shikonim një performancë më të mirë, atë që ai tregoi gjatë këtij viti fenomenal. Të jesh i pjekur dhe i aftë të përballosh presionin në moshën e tij, është e jashtëzakonshme. Është një kampion i madh.
Kimi ka një kontratë edhe për vitin e ardhshëm. Nuk komentoj numrat, por mund të them këtë: nga pikëpamja financiare nuk ka asnjë shqetësim. Është e rëndësishme për Kimin dhe familjen e tij të ketë një makinë kompetitive. Njëkohësisht, ne e dimë që kemi në skuadër një kampion botë që duhet të trajtohet siç i takon.
Nuk jam aspak i shqetësuar për hipotezën se Kimi herët a vonë do të tentohet nga Ferrari. Jam 0% i shqetësuar. Këtë sezon kemi treguar se jemi një skuadër fituese, kjo është më e rëndësishmja për çdo pilot, përfshirë edhe Kimin. Ai i përket Mercedes-it ashtu si rrotat e makinës. Kur fitoi titullin tha se nuk e imagjinon të garojë me makina të tjera” – ka thënë Wolff.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.