Yamal kalon Messin mes golashënuesve më të rinj në Botëror, por renditet vetëm i teti
Lamine Yamal ka hyrë në historinë e Kupës së Botës duke u renditur mes golashënuesve më të rinj të të gjitha kohërave. Sulmuesi anësor i Spanjës shënoi ndaj Arabisë Saudite dhe, falë këtij goli, kaloi idhullin e tij Lionel Messi për disa ditë sa i përket moshës në momentin e realizimit. Megjithatë, ai mbetet larg vendeve të para të renditjes, ku ndodhet edhe një shok i tij aktual i kombëtares, Gavi, i cili shënoi 4 vite më parë kundër Kosta Rikës.
Në krye të kësaj liste vazhdon të qëndrojë legjendari Pele, i vetmi futbollist që ka shënuar në Kupën e Botës si i mitur, gjatë edicionit të Suedisë 1958, turne që më pas u fitua nga Brazili. Në renditjen e 10 golashënuesve më të rinj të historisë së Botërorit gjenden edhe emra më pak të njohur, kryesisht futbollistë që kanë luajtur në shekullin e kaluar.
Ja 10 golashënuesit më të rinj në historinë e Botërorit: 1.Pelé (Brazil) – 17 vjeç e 239 ditë – gol ndaj Uellsit (1958) 2.Manuel Rosas (Meksikë) – 18 vjeç e 90 ditë – gol ndaj Argjentinës (1930) Gavi (Spanjë) – 18 vjeç e 110 ditë – gol ndaj Kosta Rikës (2022) 4.Michael Owen (Angli) – 18 vjeç e 190 ditë – gol ndaj Rumanisë (1998) 5.Nicolae Kovács (Rumani) – 18 vjeç e 198 ditë – gol ndaj Perusë (1930) 6.Dmitri Sychev (Rusi) – 18 vjeç e 231 ditë – gol ndaj Belgjikës (2002) 7.Lamine Yamal (Spanjë) – 18 vjeç e 343 ditë – gol ndaj Arabisë Saudite (2026), duke kaluar Messin për disa ditë. 8.Lionel Messi (Argjentinë) – 18 vjeç e 358 ditë – gol ndaj Serbisë dhe Malit të Zi (2006) 9.Aleksandar Tirnanić (Jugosllavi) – 18 vjeç e 365 ditë – gol ndaj Brazilit (1930) 10.Julian Green (SHBA) – 19 vjeç e 25 ditë – gol ndaj Belgjikës (2014)