Wednesday, 19 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaYlli Zalla mbetet në burg: S’kam lidhje me ngjarjen e Rinasit, jam përgojuar kot

Ylli Zalla mbetet në burg: S’kam lidhje me ngjarjen e Rinasit, jam përgojuar kot

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 49-vjeçarin Ylli Zalla, i arrestuar dy ditë më parë në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, i dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Gjatë seancës gjyqësore, Zalla ka mohuar çdo lidhje me vrasjen e Gilmando Danit dhe Muçi Shalianit në Rinas, duke deklaruar se është përfolur pa të drejtë për ngjarjen.

“Nuk kam lidhje me ngjarjen e Rinasit, jam përgojuar kot”, mësohet të ketë deklaruar 49-vjeçari para gjykatës.

Sa i përket armëve për të cilat akuzohet, Zalla ka mohuar se i përkasin atij. “Armët s’janë të miat, janë gjetur te ish-reparti ushtarak”, ka deklaruar ai.

Zalla u arrestua të hënën pas një operacioni të Policisë në fshatin e tij pranë Fushë-Krujës, pas rreth 11 muajsh në kërkim. Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

49-vjeçari mbrohet nga avokati Dritan Gina, ndërsa seanca u zhvillua nën drejtimin e gjyqtares Lorena Çabej.

Arrestimi i Zallës erdhi një ditë pasi në banesën e tij shpërtheu një sasi eksplozivi. Pas ngjarjes, ai publikoi një video live në rrjetet sociale, ku denoncoi shpërthimin dhe ngriti akuza ndaj Policisë.

Lini një koment