E martë, 10 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Sporti›Zaniolo largohet nga Italia për arsye personale, jashtë për dy sfidat e Nations League

Zaniolo largohet nga Italia për arsye personale, jashtë për dy sfidat e Nations League

Nicolò Zaniolo ka lënë grumbullimin e Italisë në Coverciano për arsye personale. Fantazisti i Udinese-s, që kthehej në kombëtaren “axurre” pas më shumë se dy vitesh, nuk do të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e Nations League.

Italia do të ndeshet më 12 nëntor me Francën në Milano dhe pas tri ditësh, më 15 nëntor, do të sfidojë Belgjikën në Bruksel. Janë ndeshje vendimtare për kualifikimin e “axurrëve” për në çerekfinale të Nations League.

Trajneri Roberto Mancini nuk e ka bërë të ditur ende, nëse do ta zëvendësojë Zaniolo-n me ndonjë lojtar tjetër, apo jo.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Lini një koment