Wednesday, 24 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaZbulohen dy raste të armëmbajtjes pa leje, arrestohen tre persona në Durrës

Zbulohen dy raste të armëmbajtjes pa leje, arrestohen tre persona në Durrës

Janë vënë në pranga nga Policia e Durrësit tre persona. Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë shtetasit L.D. dhe A.M., të cilët u kapën duke lëvizur me automjet në hyrje të qytetit të Durrësit. Ata dyshohet se po tentonin të shisnin një armë zjarri pistoletë, së bashku me 2 krehra dhe fishekë.

Ndërkohë, personi i tretë i arrestuar është shtetasi D.T., pasi gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Shtrazë, Shijak, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri kallashnikov, 1 granatë mbrojtëse me ndezës të montuar, 1 krehër arme dhe qindra fishekë luftarakë, të cilat posedoheshin pa leje.

“Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që përbëjnë rrezik për sigurinë publike, duke poseduar ose shitur armë zjarri, me qëllim kryerjen e ngjarjeve kriminale, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Komisariati i Policisë Shijak, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin e koduar “Kalibri”.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit:

-L. D., dhe A. M., të dy banues në Lezhë, të cilët u kapën duke lëvizur me automjet, në hyrje të qytetit të Durrësit, dyshohet për të shitur një armë zjarri (pistoletë) me 2 krehra dhe fishekë. Arma dhe municioni u gjetën në çantën e pasagjerit, shtetasit L. D., të cilit iu gjet dhe një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;

-D. T., pasi gjatë kontrolleve në banesë në fshatin Shtrazë, Shijak, iu gjetën 1 armë zjarri (kallashnikov), 1 granatë mbrojtëse (me ndezës të montuar), 1 krehër arme dhe qindra fishekë luftarak, që posedoheshin pa leje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Lini një koment