E diel, 15 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

Autoritetet doganore në pikën kufitare të Kapshticës kanë zbuluar dhe bllokuar dy tentativa për kontrabandë mallrash brenda pak orësh, gjatë kontrolleve të ushtruara në bashkëpunim me Policinë e Shtetit.

Sipas njoftimit të Administratës Doganore, kontrollet janë përqendruar te mjetet e transportit të udhëtarëve, ku janë konstatuar mallra të fshehura dhe të padeklaruara, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të imtësishëm të një autobusi, shërbimet doganore dhe ato kufitare zbuluan steka cigaresh, duhan të grirë, çanta dore dhe mallra të tjera me natyrë tregtare, të cilat nuk ishin deklaruar sipas procedurave ligjore.

Ndërsa në rastin e dytë, gjatë kontrolleve në vijën e dytë, u ndalua një tjetër autobus, ku u konstatua dhe sekuestrua një sasi e konsiderueshme stekash cigaresh kontrabandë, të pajisura me pulla fiskale të huaja dhe të padeklaruara pranë autoriteteve doganore.

Lini një koment