E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Zbulohet lista e formacioneve ushtarake serbe që vepronin në Drenicë

Zbulohet lista e formacioneve ushtarake serbe që vepronin në Drenicë

Siç njofton KosovaPress, në tetor të vitit 1999, gjatë pastrimit të terenit në fshatin Sankoc të Drenicës, nga njësiti i TMK-së, Batalioni I-rë “Ymer Alushani” i Brigadës 121 “Kumanova”, në njërën nga ish-bazat e shtabit komandues të ushtrisë serbe është gjetur një listë me emra të formacioneve ushtarake që vepronin në Drenicë.

Sipas raportimit të KosovaPress, aty janë gjetur edhe numra të telefonave dhe fotografi të ndryshme, si dhe ditarë që këta kriminelë kanë mbajtur gjatë luftës në Kosovë.

Në listë përmenden ndër të tjerë: nëntogeri Llazareviq Dragisha, rreshteri Gjorgjeviq Sinisha, rreshteri i vjetër Blanusha Mile, rreshteri i klasit të parë Korçag Goran, dhjetari Millanoviq Predrag, si dhe Radulloviq Nebojsha, Simiq Goran, Kostiq Sasha, Daniq Sllobodan, Gjorgjeviq Zoran, Shabiq Zvonko, Qausheviq Nenad, Jovanoviq Dragi, Momqilloviq Miroslav, Ivanoviq Milivoje, Dejanoviq Verolub, Janjusheviq Zhivorad, Nedelkoviq Bratisllav, Petkoviq Bogolub, Gjoriq Sllavolub, Vaniq Rasha, Dimiq Dushan, Bajrami Igor, Aliq Zoran dhe Branko Jançiq.

Lini një koment