E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Kosova›Zëdhënësi i Aleancës thotë se profile me foto të Kurtit po e ofendojnë Haradinajn

Zëdhënësi i Aleancës thotë se profile me foto të Kurtit po e ofendojnë Haradinajn

Ish-kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, derisa ishte në një intervistë në një nga televizionet vendore, ka pranuar ofendime nga profile që mbajnë fotografinë e kryeministrit Albin Kurti, njofton Klan Kosova.

Lidhur me këtë rast ka reaguar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili, i cili e ka quajtur këtë veprim të gërditshëm.

Sipas tij, këto profile po përdorin gjuhë përçarëse.

“Për besë e turpshme, e gërditshme! Ndërsa në shesh brohoritet për luftën tonë të drejtë, e Haradinaj flet me krenari për të kaluarën tonë, kjo makineri virtuale vjell vrer ndaj njeriut që doli dy herë faqebardhë nga Haga”, ka shkruar Xhemaili në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Nuk dihet se kush qëndron saktësisht prapa këtyre profileve, të cilat pretendohet të jenë false.

Lini një koment