Sunday, 20 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaZemaj reagon pas emërimit të zëvendësministrave nga Kurti: Kjo është qeveri postesh

Zemaj reagon pas emërimit të zëvendësministrave nga Kurti: Kjo është qeveri postesh

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pas emërimit të 27 zëvendësministrave nga Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

Zemaj ka kritikuar numrin e ministrave dhe zëvendësministrave në Qeverinë e re, duke e cilësuar atë si “qeveri postesh”.

“20 ministra dhe 27 zëvendësministra për 1.6 milionë banorë! Kjo është qeveri postesh, nuk është qeveri për qytetarin. E premtimet????”, ka shkruar Zemaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar të martën zëvendësministrat e rinj në disa prej ministrive të Qeverisë së Kosovës.

Në mesin e të emëruarve janë edhe disa zëvendësministra të parë, ndërsa lista përfshin përfaqësues nga fusha të ndryshme të ekzekutivit. /Telegrafi/

Lini një koment