Zgjedhjet e 9 Majit, Celibashi: Do marrim masat që të plotësohen rekomandimet e OSBE-së
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat sot më 3 nëntor foli për përgatitjen e zgjedhjeve lokale të 9 Majit.
Celibashi u shpreh se KQZ do të marrë të gjitha masat që të plotësohen rekomandimet e OSBE-së.
Po ashtu, tha se votimi dhe numërimi elektronik duhet që të shtrihet në sa më shumë bashki.
“Duhet të adresohen problematikat e mëparshme zgjedhore. Edhe ligji për ndarjen e re administrative në kuptim të përgatitjes të procesit zgjedhor është disi i vonuar. Ne jemi të angazhuar që të gjitha masat që lidhen me përgatitjen e zgjedhjeve t’i përshtasim me hartën e re territoriale.
Do marrim të gjitha masat që të plotësohen rekomandimet e OSBE-së. Duhet që të rishikohet struktura për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Votimi dhe numërimi elektronik duhet të shtrihet në sa më shumë bashki”, tha Celibashi.