Saturday, 4 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaZgjedhjet për kreun e PD, vendoset zgjatja e procesit të votimit

Zgjedhjet për kreun e PD, vendoset zgjatja e procesit të votimit

Procesi i votimit për kreun e ri të Partisë Demokratike është shtyrë me një orë nga orari fillestar i mbylljes. Fillimisht ishte parashikuar të përfundonte në orën 18:00, por tashmë është vendosur që votimi të vijojë deri në orën 19:00.

Shtyrja e afatit është bërë me kërkesë të disa degëve, ndërsa vendimi është marrë nga drejtuesit e procesit, të cilët kanë vlerësuar nevojën për t’u dhënë më shumë kohë anëtarëve për të ushtruar të drejtën e votës.

Procesi i votimit po zhvillohet në të gjitha degët e Partisë Demokratike dhe ka nisur që në orën 08:00 të mëngjesit të kësaj të shtune ndërsa si kanditat pjesmarrës në garë është vetëm kreu aktual, Sali Berisha.

Lini një koment