Zgjedhjet vendore/ PD nis fushatën, Berisha shpërndan urdhrin e firmosur: Gjeni figura mes studentëve dhe pedagogëve në pro
Partia Demokratike ka formalizuar nisjen e procesit për mbledhjen e propozimeve të kandidaturave për kryetarë bashkie, të cilat do të përfaqësojnë forcën politike në zgjedhjet e ardhshme të pushtetit vendor që do të zhvillohen më 9 maj 2027.
Përmes një udhëzimi të firmosur nga Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, datuar më 10 nëntor 2026, PD i hap rrugën një procesi të gjerë hapjeje ndaj shoqërisë, strukturave dhe komuniteteve vendore.
Në dokumentin e siguruara nga gazetarja e Top Channel Elda Menga, renditen pikat kryesore të Udhëzimit të Berishës për zgjedhjen e kandidaturave, ku u kërkon që emrat për për këtë garë, t’i kërkojnë mes studentëve dhe pedagogëve në protestë.
Afati i propozimeve: Procesi i mbledhjes së propozimeve pranë të gjitha Degëve të PD-së duhet të mbyllet brenda datës 30 nëntor 2026.
Hapja ndaj shoqërisë: Përveç strukturave dhe anëtarësisë, degët e partisë janë të udhëzuara të zhvillojnë një dialog intensiv me mbështetësit, botën akademike, studentët, shoqërinë civile, profesionistët e lirë, sipërmarrjen, të përndjekurit politikë dhe pronarët.
Konsultime të posaçme: Në 15 bashkitë e prekura nga shkrirja territoriale, do të organizohen konsultime të veçanta me banorët e njësive të shkrira për të garantuar përfaqësim dinjitoz.
Deputetët dhe kryetarët aktualë: Deputetët e Partisë Demokratike dhe kryetarët e bashkive në detyrë nuk i nënshtrohen procesit të seleksionimit paraprak, duke u konsideruar të kualifikuar drejtpërdrejt për fazat e mëtejshme.
Kriteret dhe pastërtia e figurës: Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e ligjit të dekriminalizimit (nr. 138/2015), të kenë arsim të lartë, të jenë aktivë në jetën publike dhe të mos kenë mbajtur funksione të larta në regjimin komunist deri më 2 korrik 1991.
Komisioni i Seleksionimit (KSK): Dokumentacioni i aplikantëve do të shqyrtohet brenda 15 ditëve nga Komisioni i Seleksionimit të Kandidaturave, i cili do t’i përcjellë listën e kualifikuar Kryesisë së Partisë.

- Nisja e procesit dhe mënyra e evidentimit të kandidaturave
- Nis procesi i mbledhjes së propozimeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.
- Degët e PD-së duhet të marrin mendime nga anëtarësia dhe strukturat (sipas Nenit 12, pika 1 të Statutit).
- Përveç propozimeve politike nga strukturat, do të ketë një dialog të hapur me mbështetësit, komunitetin, botën akademike, studentët, shoqërinë civile, profesionistët e lirë, sipërmarrësit, të përndjekurit politikë, pronarët dhe OJQ-të.
- Në bashkitë ku harta territoriale ka ndryshuar (pas shkrirjes së 15 bashkive), do të ketë konsultime të posaçme me banorët e njësive të shkrira për të garantuar përfaqësim dinjitoz.
- Deputetët dhe kryetarët e bashkive në detyrë nuk i nënshtrohen procesit paraprak të seleksionimit; ata konsiderohen të kualifikuar drejtpërdrejt.
- Profili dhe kriteret për kandidatët
Kandidatët duhet të gëzojnë integritet të lartë moral e profesional dhe të plotësojnë këto kushte:
- Pazgjedhshmëria: Të mos jenë në kushtet e pazgjedhshmërisë sipas Ligjit nr. 138/2015 (“Për dekriminalizimin”).
- Kufizimet e të kaluarës: Deri më 02.07.1991, të mos kenë qenë anëtarë të Byrosë Politike, Komitetit Qendror të PPSH-së, Presidiumit, ish-Sigurimit të Shtetit, hetues, prokurorë apo gjyqtarë në procese politike, etj.
- Aktivizmi: Të jenë aktivë në mbrojtjen e interesit publik dhe vlerave të PDSH-së.
- Kontributi: Të kenë kontribuar në fushatat e PD-së ose në kauza publike e qytetare.
- Arsimi: Të ketë të kryer arsimin e lartë.
- Masat disiplinore: Të mos kenë masa disiplinore në fuqi për shkelje të Statutit ose Etikës së PDSH-së.
III. Dokumentacioni dhe procedura e verifikimit

Kandidatët e propozuar/vetëpropozuar duhet të dorëzojnë pranë Sekretariatit Organizativ dhe të Burimeve Njerëzore:
- Kërkesë formale shprehje vullneti.
- CV të përditësuar.
- Formularin e vetëdeklarimit të pastërtisë së figurës (sipas KQZ).
- Vetëdeklarim për mospjesëmarrje në strukturat e diktaturës (sipas pikës II.2.b).
- Vetëdeklarim për mungesë masash disiplinore (për anëtarët e PD).
- Komisioni i Seleksionimit të Kandidaturave (KSK): Vlerëson kushtet brenda 15 ditëve dhe i rekomandon Kryesisë së PDSH-së listën e miratuar.
- Rregullat organizative dhe konflikti i interesit
- Nëse kryetari ose sekretari i degës kandidon, detyrat e tij ushtrohen nga nënkryetari.
- Degët bashkërendojnë punën në bashkitë që mbulohen nga disa degë.
- Drejtuesit e partisë duhet të garantojnë një proces të lirë, të ndershëm, asnjanës dhe të barabartë për çdo kandidaturë.

- Afatet dhe dispozita të fundit
- Afati i fundit: Procesi i mbledhjes së propozimeve duhet të përfundojë brenda datës 30.11.2026.
- Propozimet dërgohen në formë shkresore dhe elektronike.
- Shkelja e rregullave sjell pasoja disiplinore.
- Udhëzimi hyn në fuqi menjëherë.