Tuesday, 28 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të kemi një paketë ligjore brenda vitit; Bylykbashi: Zgjidhje të forta për administratën&#8230

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të kemi një paketë ligjore brenda vitit; Bylykbashi: Zgjidhje të forta për administratën&#8230

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore zhvilloi Tryezën Teknike mbi Parandalimin dhe Reagimin ndaj Keqpërdorimit të Burimeve Administrative në Proceset Zgjedhore.

Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, u shpreh se synimi është që puna e tryezës të konkretizohet me një paketë ligjore brenda këtij viti , teksa theksoi se është e nevojshme bazimi në eksperiencat e vendeve Europiane.

Të vijmë me sugjerime për të patur një paketë ligjore mundësisht brenda këtij viti, siç kemi vendosur edhe për të shtyrë afatin e përfundimit të Reformës Zgjedhore deri në nëntor. Na mbeten pak muaj, por kjo është një nga çështjet ku praktikisht na ka ndarë si opozitë dhe mazhorancë sesi mund ta zgjidhim këtë sa më mirë”, tha Gjiknuri.

Nga ana tjetër, bashkëkryetari i Komisionit, Oerd Bylykbashi, e cilësoi keqpërdorimin e burimeve administrative si një nga problemet më serioze që cenon integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri, teksa kërkoi “zgjidhje të forta”.

Çështja që kemi sot në trajtim, parandalimi dhe reagimi ndaj keqpërdorimit të burimeve administrative në proceset zgjedhore është një nga çështjet më të mëdha dhe më shkatërruese të proceseve të zgjedhjeve në Shqipëri. Ne mund të bëjmë ndryshime shumë të rëndësishme, por asnjë sistem zgjedhor nuk përballon dot shtetin kur futet në krah të njërit prej garuesve dhe shpartallon çdo lloj standardi zgjedhor. Na duhet të kërkojmë zgjidhje më të forta, ndoshta duke shkuar në maksimumin e hapësirave që na lejojnë kufizimet, por e rëndësishme është të zgjidhim këtë problem”, u shpreh Bylykbashi.

Lini një koment