Tuesday, 30 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaZjarr në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës

Zjarr në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës

Një zjarr është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë konstatuar në një prej hapësirave të godinës, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas verifikimeve të para.

Lini një koment