Tuesday, 29 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Zjarr në Himarë, era favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO)

Zjarr në Himarë, era favorizon përhapjen e flakëve (VIDEO)

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në kodrat mbi zonën e Llamanit në Himarë.

Flakët kanë nisur rreth orës 09:00 dhe po përhapen me shpejtësi të madhe, të favorizuara nga era e fortë.

Sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi po digjen. Grupet e punës dhe shërbimet zjarrfikëse janë vënë në punë për të ndërhyrë dhe për të izoluar vatrën.

Lini një koment