E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës

Zjarr në kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, rrezikohen banesat pranë zonës

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, duke djegur sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës të Vlorës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim që zjarri të mos përhapet më tej.

Pranë vatrës së zjarrit ndodhen banesa, ndërsa në zonë gjendet edhe Teqeja e Kuzum Babasë, duke rritur shqetësimin për përhapjen e flakëve në këtë zonë.

Lini një koment