Sunday, 16 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaZjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)

Një vatër aktive zjarri është konstatuar pasditen e kësaj të shtune në malin e Çipinit. Flakët raportohen se kanë rënë në një lartësi të konsiderueshme, pranë majës së malit që ndodhet në fshatin Bolenë.

Zjarri vijon të avancojë, ndërsa aktualisht po digjet bimësia dhe pemët në zonë. Deri në këto momente nuk ka ndërhyrje nga forcat zjarrfikëse për shkak të terrenit të vështirë malor, që e bën të pamundur afrimin pranë vatrës së zjarrit.

Lini një koment