Thursday, 13 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaZjarr në Nartë të Gramshit, ndërhyrja e shpejtë izolon vatrën dhe përhapjen e flakëve! (FOTO)

Zjarr në Nartë të Gramshit, ndërhyrja e shpejtë izolon vatrën dhe përhapjen e flakëve! (FOTO)

Një zjarr është raportuar në fshatin Nartë, në Njësinë Administrative Skënderbegas të Gramshit sot (13 gusht), duke vënë në alarm banorët dhe shërbimet e emergjencës.

Pas marrjes së njoftimit, Shërbimi i MZSH Gramsh ka ndërhyrë menjëherë në terren për të vënë nën kontroll situatën.

Falë reagimit të shpejtë dhe punës së ekipeve zjarrfikëse, flakët u izoluan në kohë, duke shmangur përhapjen e zjarrit në sipërfaqet përreth.

Në operacion u angazhuan 2 automjete zjarrfikëse dhe 9 efektivë zjarrfikës, të cilët punuan për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme.

Autoritetet vijojnë të apelojnë për vigjilencë maksimale dhe njoftim të menjëhershëm të strukturave zjarrfikëse në çdo rast konstatimi të një vatre zjarri.

Lini një koment