Wednesday, 30 September 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Zjarr në një pallat në Korçë, nis evakuimi i banorëve (VIDEO)

Zjarr në një pallat në Korçë, nis evakuimi i banorëve (VIDEO)

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në një pallat në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës. Flakët kanë përfshirë një prej ambienteve të pallatit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia.

Pritet që të bëhet evakuimi i banorëve, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.

Lini një koment