Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaZjarr në një sipërfaqe pyjore mbi fshatin Sinicë në Devoll, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Zjarr në një sipërfaqe pyjore mbi fshatin Sinicë në Devoll, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të martë një sipërfaqe pyjore në zonën e njohur si “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë në Devoll.

Pas marrjes së njoftimit për flakët nga shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Devoll, drejt zonës është nisur një ekip prej 11 zjarrfikësish dhe 3 punonjësish të shërbimit pyjor.

Forcat në terren po punojnë për vënien nën kontroll dhe neutralizimin e vatrës së zjarrit, ndërsa ndërhyrja vijon.

Për momentin nuk dihet sipërfaqja e saktë e përfshirë nga flakët dhe as shkaku i rënies së zjarrit. Shërbimet zjarrfikëse po monitorojnë situatën dhe po punojnë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve në zonën pyjore.

Lini një koment