Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosovaZjarr në një zonë të KEK-ut në magjistralen Prishtinë–Pejë, zjarrfikësit: Po digjen mbetje të hirit

Zjarr në një zonë të KEK-ut në magjistralen Prishtinë–Pejë, zjarrfikësit: Po digjen mbetje të hirit

Një vatër zjarri është aktivizuar në hapësirat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), ku janë përfshirë mbetje të hirit brenda perimetrit të kësaj korporate.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve për rajonin e Prishtinës, Abdusamed Shkodra, ka bërë të ditur për Klankosova.tv se ekipet ndodhen në terren dhe po ndërhyjnë për izolimin e plotë të zjarrit.

Sipas Shkodrës, situata është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për vendbanimet përreth apo jetën e qytetarëve: “Nga raportimet e ekipit në terren që është duke ndërhyrë, bëhet fjalë për zonën e KEK-ut, përkatësisht mbetje të hirit të tyre, dhe zjarri është brenda perimetrit të korporatës. Nuk ka ndonjë rrezik për djegie të shtëpive apo rrezik për jetën e njerëzve. Konfirmimin zyrtar për zjarrin e kemi pranuar rreth orës 22:30.”

Ai gjithashtu shtoi se ekipet e zjarrfikësve kanë intervenuar në këtë lokacion edhe më herët gjatë ditës.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment