Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaZjarr në pyjet e Tërbunit në Pukë, era përhap flakët, ndërhyrja me mjete nga terreni e pamundur!

Zjarr në pyjet e Tërbunit në Pukë, era përhap flakët, ndërhyrja me mjete nga terreni e pamundur!

Zjarret kanë përfshirë edhe masivin pyjor të malësisë së Pukës ditën e sotme (14 gusht).

Një tjetër vatër zjarri u shfaq në mesditë në sipërfaqet pyjore të Tërbunit.

Flakët për fat të keq po përhapet me shpejtësi, i ndihmuar edhe nga era e fortë.

Shërbimi zjarrfikës dhe ai pyjor kanë mbërritur pranë vatrës, por mungesa e rrugëve për automjetet e ka bërë të pamundur ndërhyrjen.

Aktualisht zjarrfikësit e Pukës po punojnë me mjete rrethanore me qëllim izolimin e vatrës në njërën anë.

Zjarri përveç sipërfaqeve pyjore nuk rrezikon banesat. Dyshohet se vatra e zjarrit që nisi në Fushë-Lajë të malit të Tërbunit është e qëllimshme dhe po hetohet nga Policia vendore.

Lini një koment