E martë, 3 Nëntor 2026
54°F Detroit
Ballina›Lajme nga Shqiperia›Zjarr në zonën e Priskës së Madhe, flakët përfshijnë një sipërfaqe të madhe toke. Ndërhyhet me helikopter

Zjarr në zonën e Priskës së Madhe, flakët përfshijnë një sipërfaqe të madhe toke. Ndërhyhet me helikopter

Një vatër zjarri ka rënë pasditen e kësaj të mërkurë në zonën e Priskës së Madhe, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme tokë. Nga pamjet e mbërritura në terren, shihet qartë një re e madhe tymi e cila ka mbuluar një hapësirë të gjerë.

Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Temperaturat e lartapo favorizojnë përhapjen e flakëve në terren. Mësohet se po ndërhyhet me helikopter.

Deri më tani, shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të panjohura. Ndërkohë pritet një verifikim më i detajuar nga autoritetet kompetente për të përcaktuar shkaqet.

Lini një koment