Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaZjarret në vend: 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

Zjarret në vend: 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

Vendi ynë vijon që të përballet me situatë të vështirë nga zjarret. Në raportimin e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes, u bë me dije se janë raportuar në total 38 vatra zjarri në mbarë territorin, nga të cilat 14 janë aktive, 2 janë nën monitorim dhe 2 janë vendosur nën kontroll.

Në operacionin për të shuar flakët janë angazhuar 309 efektivë të FA, 22 mjete, 1 autobot, 3 ambulanca, 9 mjetë zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Në Tiranë vijon puna në Dajt dhe në zonën Priskë e Madhe-Gurrë-Farkë-Lundër. Sipas ministrisë, zjarri nuk rrezikon zonat e banuara.

Situata më e vështirë mbetet në Gurë-Lurë të Dibrës, ku janë përqendruar mbi 200 forca nga strukturat shtetërore dhe vullnetarët, të mbështetur nga dy avionë Air Tractor. Vatra flakësh ka edhe në Përmet, Mirditë, Shkodër, Elbasan, Finiq.

Lini një koment