Friday, 14 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga ShqiperiaZjarri i afrohet shtëpive dhe shkollës në fshatin Orenjë të Librazhdit, 10 orë luftë me flakët (VIDEO)

Zjarri i afrohet shtëpive dhe shkollës në fshatin Orenjë të Librazhdit, 10 orë luftë me flakët (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu këtë të martë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në fshatin Orenjë të Librazhdit, duke u afruar deri pranë banesave dhe godinës së Shkollës së Mesme të Bashkuar.

Flakët u përhapën me shpejtësi, duke detyruar zjarrfikësit dhe banorët të ndërhyjnë për të mbajtur zjarrin larg zonës së banuar.

Dhjetëra banorë iu bashkuan përpjekjeve për shuarjen e flakëve, ndërsa dy mjete zjarrfikëse dhe gjashtë efektivë punuan për izolimin e vatrave.

Zjarri përfshiu rreth gjysmë hektari me barishte, shkurre dhe bimësi. Rreziku ishte i madh, pasi flakët po përparonin në drejtim të banesave dhe shkollës. Pas afro dhjetë orësh përpjekje, zjarri u shua plotësisht.

Lini një koment