Friday, 3 July 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaZjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

Zjarri në malin e Shëngjinit përhapet nga era e fortë, shpërthimi në vatër plagos një të ri

Zjarri i rënë në malin e Shëngjinit vijon të përhapet me shpejtësi, i favorizuar nga era e fortë që po fryn në zonë.

Forcat zjarrfikëse po hasin vështirësi në ndërhyrje për shkak të terrenit të thyer, i cili e bën të vështirë afrimin pranë vatrës së zjarrit.

Aktualisht, në operacion janë angazhuar pesë mjete zjarrfikëse, ndërsa strukturat e emergjencave po punojnë për izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre drejt zonave të banuara dhe rrugës kryesore.

Gjatë operacionit është raportuar edhe një shpërthim brenda vatrës së zjarrit. Dyshohet se nga shpërthimi është shkëputur një copë guri, e cila ka plagosur një pasagjer të një automjeti që po lëvizte në drejtim të Shëngjinit.

I riu është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, autoritetet po verifikojnë rrethanat e ngjarjes dhe po analizojnë se çfarë e ka shkaktuar plagosjen e tij.

Operacioni për shuarjen e flakëve vijon, ndërsa situata mbetet problematike për shkak të erës së fortë dhe terrenit të vështirë.

Lini një koment