Zjarri në Vlorë, reagon Kurti: Po monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pak minuta më parë ka dalë më një reagim në “Facebook” lidhur me zjarrin e rënë në një hotel në Vlorë ku u plagosën disa persona. Kurti shkruan se nga zjarri u lënduan 4 shqiptarë të Kosovës.
Ai theksoi se ata po marrin ndihmë mjekësore në Tiranë dhe Vlorë. Kurti ndër të tjera shkruan se janë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri.
“Sot, në orët e hershme të mëngjesit, një zjarr përfshiu një hotel në Vlorë, ku si pasojë u lënduan katër shtetas të Republikës së Kosovës, tre prej të cilëve po marrin trajtim spitalor në Tiranë dhe një në Vlorë.
Jemi të tronditur nga lajmi dhe po e monitorojmë nga afër gjendjen e qytetarëve tanë, duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse në Shqipëri. Të lënduarve u dëshiroj shërim të shpejtë dhe të plotë”, shkruan Kurti.