Wednesday, 24 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaZogaj: Nëse protesta identifikohet me një korrent atëherë do të humbasë magjinë e saj

Zogaj: Nëse protesta identifikohet me një korrent atëherë do të humbasë magjinë e saj

I ftuar në studion e emisionit “Trialog” në RTSh, analisti Preç Zogaj komentoi protestat e fundit dhe reagimin e qeverisë ndaj tyre, duke theksuar se kërkesat e protestuesve kanë ekzistuar që në fillim, edhe pse nuk janë paraqitur në mënyrë të listuar.

Sipas Zogajt, një element i ri në këtë situatë është fleksibiliteti i ministrit Blendi Gonxhja, të cilin e cilësoi si të pazakontë. Ai kujtoi angazhimin e Gonxhes në lëvizjet studentore të Dhjetorit, duke theksuar se për shkak të historisë së tij politike ai nuk mund të vendoset kundër protestave.

Sa i takon kërkesave, mendoj që kërkesat janë bërë, nuk kanë qenë të listuara por këto kanë qenë që në fillim. E reja që po shoh tani është një fleksibilitet i Gonxhes dhe kjo nuk është e zakonshme. Për vet historinë politike ai nuk mund të vihet kundër protestave sepse ka mishëruar dhe udhëhequr disa protesta dhe kanë sjellë ndryshime në historinë e Shqipërisë. Është lëvizja e dhjetorit që e ktheu Shqipërinë me fytyrë nga perëndimi dhe Gonxhja ka qenë aty në një rol protagonist jo turmë’, u shpreh Zogaj.

Duke analizuar shkaqet e pakënaqësisë qytetare, Zogaj tha se kryeministri ende nuk po i kupton arsyet reale të protestës, pasi sipas tij është përqendruar në identifikimin e personave apo grupeve që mund të qëndrojnë pas organizimit të saj.

Analisti theksoi se kryeministri është zënë në befasi nga niveli i pakënaqësisë së qytetarëve ndaj qeverisjes.

Sipas tij, arsyeja kryesore lidhet me perceptimin se demokracia në vend ka ngecur prej vitesh, ndërsa ndryshimet në ligjin zgjedhor dhe listat e mbyllura kanë kufizuar debatin politik, transparencën dhe llogaridhënien.

Problemi është që kryeministri akoma spo i lexon arsyet e protestës, është impenjuar, angazhuar 24 orë për të identifikuar kush është pas protestës, kush po e drejton, kush po e deformon protestën. Unë mendoj që kryeministri është kapur në befasi, nuk ka pritur që në Shqipëri të ekzistoj një numër kaq i madh njerëzish që kanë akumuluar pakënaqësi gjithnjë në rritje ndaj qeverisjes së tij. Siç e kemi thënë dhe në analizat e mëparshme, arsyeja themelore janë ato që kanë të bëjnë me demokracinë, njerëzit perceptojnë se demokracia ka ngrirë përgjatë shumë viteve. Ligji elektoral bëri atë që quajmë kazerma politike, listat e mbyllura, mbylli mendimin, debatin, krijoi oborret politike dhe këto u shoqëruan me mungesë transparence, llogaridhënie. Opozita shkoi deri aty sa bëri zgjedhje pa rival. Nuk do ti jap mend kryeministrit por deri tani ai është investuar për të parë herë Irani, ajo më e rënda për mendimin tim është ajo që ka thënë se kjo protestë është kundër presidentit Trump që këtu s’ka të bëj me të”, tha ai.

Analisti Zogaj ka vlerësuar se një nga arsyet kryesore të suksesit dhe pjesëmarrjes së lartë në protesta është larmia e grupeve dhe bindjeve që bashkohen në to, duke paralajmëruar se identifikimi me një korrent të vetëm politik apo ideologjik mund t’i zbehë ndikimin.

Duke folur për dinamikën e protestës, Zogaj theksoi se kompaktësia mes njerëzve me bindje të ndryshme ka qenë elementi që e ka mbajtur të fortë lëvizjen.

“Në një moment shtohet sigurisht që varet dhe ngaqë protesta sepse nëse ajo humbet sekretin e saj nuk mund të jetë madhe dhe sekreti i saj ka qenë është dhe do të jetë kompaktësia si të ndryshëm kur respektohen të gjitha sensibilitetet e korenteve. Nëse protesta fillon të identifikohet me një korrent, sepse aty ka që nga radikal të majtë, radikal të djathtë, nacionalist folklorik, ka rini të shkolluar të qetë. Nëse protesta identifikohet në një korrent ajo pastaj do të ketë probleme, nëse do të identifikohet vetëm më një korrent do humbasë magjinë”, theksoi analisti.

Lini një koment