Saturday, 20 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia“Zvërneci”, dita e 18-të e protestës kundër investimit, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë

“Zvërneci”, dita e 18-të e protestës kundër investimit, qytetarët grumbullohen para Kryeministrisë

Në ditën e 18-të të protestës kundër investimeve në Zvërnec, qytetarët janë grumbulluar para Kryeministrisë. Grumbullimi në sheshin ‘Skënderbej’ nisi në orën 19:00, një orë më vonë sesa ditët e mëparshme, sipas njoftimit të së martës.

Thirrjet mbeten për dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Sot, Parlamenti Europian miratoi raportin për Shqipërinë, por u ka kërkuar autoriteteve shqiptare një moratorium ndërtimesh në zonat e mbrojtura, teksa shpreh shqetësim serioz për zhvillimet e brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë dhe se ndjekin nga afërt ato që i quajnë “protesta masive paqësore”.

Eurodeputetët kërkojnë gjithashtu që të ndryshohen ndërhyrjet e vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, që lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në këto zona.

Një ditë më parë, fjalimet iu lanë të rinjve duke i bërë thirje komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos për deklaratat e saj se ka qenë në kontakt me qeverinë shqiptare dhe se ka marrë garanci se për projektin e Zvërnecit. Studentët thanë se “Narta s’bëhet kos”, një qëndrim që e shprehën edhe përmes pankartave.

Lini një koment