Saturday, 27 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaZvërneci, Sulo: Nuk ka për ta penguar, Rama ishte pro. Tërheqja e SPAK ka nevojë për shpjegim

Zvërneci, Sulo: Nuk ka për ta penguar, Rama ishte pro. Tërheqja e SPAK ka nevojë për shpjegim

Arion Sulo ka deklaruar në emisionin “Trialog” në RTSH1 se kryeministri Edi Rama nuk ka për të penguar hetimin e SPAK-ut në Zvërnec, por nga ana tjetër sipas tij, duhet që SPAK të japë shpjegime për lëvizjet e fundit.

Sulo vuri në dukje optimizmin e Ramës pas zhbllokimit të llogarive bankare të investitorëve, duke e konsideruar këtë si një zhvillim pozitiv.

“Kryeministri tha që ky hetim do të ndihmojë që debati i pronësisë të marrë fund. Ata para do t’i marrë ose atij që i janë taksur nëse dalin të pastër ose të tjerët. Të gjithë dalin të lumtur. Faktikisht këtë e tha dje; do të jenë të gjithë të lumtur përveç atij që ka abuzuar. Unë ngre pikëpyetjen dhe tezën që Rama nuk ka për ta penguar sepse Rama ishte sot shumë pro”, u shpreh Sulo.

Megjithatë, ai theksoi se veprimi fillestar i SPAK-ut për bllokimin e llogarive përbën një minus për Prokurorinë e Posaçme.

“Pro, çfarë kishte ndodhur me SPAK-un, me zhbllokimin e llogarive. Kishte optimizëm. Ajo që ndodhi me SPAK-un ishte një minus për Prokurorinë e Posaçme. E tëra mund të jetë ajo që thotë z. Zogaj që ta hetojnë deri në fund.

Ka një vit e gjysmë që heton dhe përkimi ditën e hënë të kontrolleve me protestat mua nuk më duket kaq e rastësishme. E dyta, merr vëmendje, publicitet, merr pikë, ka një lojë politike”, theksoi Sulo. Ndërsa shtoi se kjo tërheqje e SPAK duhet të sqarohet.

“Si mund të bllokosh llogaritë e investitorëve dhe pastaj del kryeministri dhe ti e zhbllokon, patjetër që duhet të sqarosh tërheqjen”, deklaroi Sulo.

Lini një koment