Tuesday, 22 September 2026
54°F Detroit
BallinaSportiZyrtare/ Gerd Haxhiu merr drejtimin e Orikut, nis punën me bregdetarët

Zyrtare/ Gerd Haxhiu merr drejtimin e Orikut, nis punën me bregdetarët

​Gerd Haxhiu rikthehet në stol. Trajneri vlonjat është emëruar sot trajner i Orikut në Kategorinë e Parë, duke zëvendësuar Sherif Idrizaj të larguar disa ditë më parë. Haxhiu më parë ka drejtuar skuadra si, Flamurtari, Besa, Partizani, Korabi dhe Skënderbeu.

“Klubi i Futbollit Oriku njofton zyrtarisht emërimin e teknikut vlonjat, Gerd Haxhiu, në krye të pankinës sonë. ​Klubi ka arritur dakordësinë e plotë me trajnerin e njohur, i cili zyrtarizon sot bashkëpunimin dhe do të nisë menjëherë punën. ​Haxhiu vjen me një karrierë të gjatë në Superligë dhe Kategorinë e Parë.

Përvoja e tij, disiplina dhe njohja e mirë e futbollit vendas do të jenë një aset i çmuar për të udhëhequr djemtë tanë drejt objektivit të këtij sezoni. ​I urojmë trajnerit Gerd Haxhiu mirëseardhjen në familjen tonë dhe shumë suksese ne këtë rrugëtim të ri”, – shkruhet në njoftimin e klubit bregdetar për emërimin e trajnerit të ri.

Oriku mban vendin e fundit pas 4 javëve të para të kampionatit, kështu që për trajnerin Haxhiu do të jetë një sfidë e vështirë. Ndërprerja e kampionatit do ta ndihmojë atë për të ndryshuar situatën tek Oriku dhe për të filluar ngjitjen në tabelë.

Lini një koment