Monday, 3 August 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperiaZyrtarizohen gjashtë kandidaturat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm

Zyrtarizohen gjashtë kandidaturat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm

Janë zyrtarizuar kandidaturat për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Në garë janë gjashtë emra, Kreshnik Ajazi, kryeprokuror i Elbasanit; Fatjona Memçaj, prokurore në Eurojust, aktualisht në mandatin e saj të dytë; Arta Marku, ish-Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme; Ylli Pjetërnika; Rovena Bozo, prokurore në Prokurorinë e Tiranës; si dhe Adnan Xholi, prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Procesi për përzgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm u hap nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP), pasi në muajin dhjetor përfundon mandati i Prokurorit të Përgjithshëm në detyrë, Olsian Çela.

Lini një koment