112 nga Lufta e Parë Botërore
Më 28 korrik 1914, filloi Lufta e I-rë Botërore.
Lufta pati si pikënisje vrasjen e Arqidukës austro-hungarez, Franz Ferdinand, nga dora e serbo-boshnjakut, Gavril Princip, pjesëtar i rrjetit “Dora e Zezë”.
Vrasja e Arqidukes Franz Ferdinand i dha fund epokës së perandorive evropiane duke hapur një kapitull të përgjakshëm. Bota u nda në zona të militarizuara. Ballkani dhe Evropa u përfshinë në luftën që do t’u kushtonte jetën rreth 9 milion viktimave. Kjo luftë do të sillte edhe ndarjen e territoreve dhe rikrijimin e shtet-kombeve të dala nga shpërbërjet e perandorive të mëdha. Edhe pse nuk u përfshi drejtpërdrejt në luftë, në territorin e Shqipërisë ndodhën shumë luftime.
Pas mbarimit të luftës, një pjesë e madhe e popullatës u bë pjesë e shkëmbimit të padrejtë, duke i etiketuar ata si popullatë “myslimane” dhe “joshqiptare”. Si rezultat, ata u dëbuan nën shënimin “turq”. Pas mbarimit të luftës, Shqipëria fillon të lobojë fort në arenën diplomatike për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e popullsisë së saj nga padrejtësitë e ndodhura, në kuadër të konturimit të hapësirës evropiane.