20 euro nga prindërit për sigurinë e nxënësve: debati në shkollën “8 Marsi” në Pejë
Prindërve të nxënësve të shkollës “8 Marsi” në komunën e Pejës iu është kërkuar që të paguajnë nga 20 euro në vit për sigurimin e fëmijëve të tyre në shkollë, sipas ankesave të prindërve të transmetuara këtë mëngjes.
Gazetari korrespodent i Klan Kosova, Valdrin Daci, raportoi në emisionin “Ora Shtatë” se prindërit janë ankuar për këtë kërkesë. Sipas tyre, ajo nuk po vjen zyrtarisht nga shkolla, por po organizohet përmes Këshillit të Prindërve.
Drejtoresha e shkollës, Leonora Shoshi, ka deklaruar se kjo nuk është kërkesë e shkollës.
Ndërkohë, kryetari i Këshillit të Shkollës ka sqaruar se shuma prej 20 eurove lidhet me faktin se kompania që i ka dhënë ofertë shkollës për sigurimin fizik ka rritur çmimin, për shkak të rritjes së pagës minimale të punëtorit që ofron sigurinë fizike.
Burimi: Klan Kosova — https://klankosova.tv/20-euro-nga-prinderit-per-sigurine-e-femijeve-te-tyre-ne-shkollen-8-marsi-ne-peje