Monday, 21 September 2026
54°F Detroit
BallinaKosova21-vjeçari arrestohet në Ferizaj pasi publikoi video me armë zjarri

21-vjeçari arrestohet në Ferizaj pasi publikoi video me armë zjarri

Një 21-vjeçar me inicialet SH.M. u shoqërua nga policia në Ferizaj pasi publikoi në rrjetet sociale një video ku shfaqej me armë zjarri.

Rasti u zbulua më 21 shtator, kur Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor të Ferizajt pranoi informacion se në rrjete sociale po qarkullonte një video ku i dyshuari shfaqej me armë zjarri. Pas verifikimit të informatave, zyrtarët policorë identifikuan dhe shoqëruan në stacion 21-vjeçarin.

Gjatë kontrollit, policia konfiskoi një pistoletë me gaz që i dyshuari e kishte në posedim. Me vendim të prokurorit të shtetit u inicua rast për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Pas intervistimit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin vazhdojnë.

Burimi: Klan Kosova

Lini një koment