Friday, 26 June 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve

40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve

Afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve në Skemën Kombëtare të Bujqësisë është shtyre edhe për 10 dite te tjera. Lajmin e ben te ditur ministri i Bujqësisë, Andis Salla gjatë një konference me homologun e Kosovës, Armend Muja.

“Këto ditë kemi pasur një rritje të ndjeshme të numrit të aplikimeve. Për t’u dhënë mundësi sa më shumë fermerëve të bëhen pjesë e Skemës Kombëtare, kemi vendosur ta shtyjmë afatin edhe me 10 ditë”, deklaroi ai.

Sipas ministrit, deri më tani kanë aplikuar rreth 40 mijë fermerë, ndërsa interesi është shtrirë pothuajse në të gjitha 12 masat mbështetëse të skemës.

“Blegtoria ka pasur një interes të shtuar për aplikime, duke përfituar nga rritja e vlerës për krerë. Siç e theksova, ditët e fundit numri i aplikimeve ka qenë maksimal. Me këtë shtyrje synojmë t’u japim mundësi edhe atyre fermerëve që nuk kanë arritur të aplikojnë brenda afatit fillestar”, u shpreh ministri.

Ne konferencen e perbashket, te dy ministrat ndane qasjen per te hequr barrierat tregtare mes dy vendeve dhe për reduktimin e pengesave që ndikojnë në qarkullimin e mallrave bujqësore mes dy vendeve.

“Jemi duke rishikuar barrierat administrative që pengojnë lëvizjen e lirë të mallrave. Synimi ynë është të dixhitalizojmë procesin e kontrollit dhe të heqim të gjitha pengesat që ndikojnë në qarkullimin e produkteve mes dy vendeve”, u shpreh ai.

Me qëllim forcimin e bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë, mes dy shteteve u nënshkruan edhe dy marrëveshje bashkëpunimi për promovimin e produkteve agro-ushqimore dhe për shërbimet këshillimore.

Lini një koment