E mërkurë, 20 Maj 2026
54°F Detroit
BallinaShqiperia50 lekë për litër karburant, qeveria miraton vendimin për kompensimin e transportit publik

50 lekë për litër karburant, qeveria miraton vendimin për kompensimin e transportit publik

Qeveria shqiptare ka miratuar një vendim të ri që parashikon kompensim financiar për shoqëritë e transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës, në kushtet e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve.

Vendimi parashikon një subvencion prej 50 lekësh për çdo litër karburanti për periudhën mars-prill-maj 2026.

Sipas aktit të miratuar në Këshilli i Ministrave, kompensimi do të llogaritet mbi bazën e sasisë së konsumuar të karburantit gjatë kësaj periudhe, por jo më shumë se konsumi i regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit 2025 për secilin subjekt përfitues.

Efektet financiare të këtij vendimi përllogariten në rreth 250 milionë lekë. Fondi do të mbulohet nga fondi rezervë i shtetit dhe nga buxheti i Bashkisë së Tiranës, në varësi të linjave të transportit që përfshihen në skemën e kompensimit.

Lini një koment