72 aksidente trafiku brenda 24 orëve në Kosovë, njëri me fatalitet
Plot 72 aksidente trafiku janë regjistruar në Kosovë vetëm në 24 orët e fundit, sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Sipas raportit, njëri prej aksidenteve ka qenë me fatalitet, 30 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 41 të tjera vetëm me dëme materiale.
Gjatë të njëjtës periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1.975 gjoba trafiku për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Po ashtu, në 24 orët e fundit janë arrestuar 20 persona, 13 prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.