Wednesday, 19 August 2026
54°F Detroit
BallinaLajme nga Shqiperia72-vjeçarja me demencë humb kontaktet me familjen në Vlorë, apel për ta gjetur

72-vjeçarja me demencë humb kontaktet me familjen në Vlorë, apel për ta gjetur

Familjarët e një 72-vjeçareje nga Vlora kanë bërë apel për ndihmë për gjetjen e saj, pasi prej disa orësh kanë humbur kontaktet me të.

Sipas familjarëve, nëna Dallëndyshe është parë për herë të fundit pranë Rrugës së Re në Vlorë, rreth orës 15:00-17:00, ku ka deklaruar se do të udhëtonte drejt Armenit me furgon.

Pas këtij momenti, familjarët nuk kanë më informacion për lëvizjet apo vendndodhjen e saj.

Në momentin e humbjes së kontaktit, 72-vjeçarja ishte e veshur me rroba të zeza dhe mbante një kapele të bardhë. Familjarët bëjnë me dije se ajo vuan nga demenca, çka e bën më të vështirë orientimin e saj.

Kushdo që e ka parë apo ka informacion për vendndodhjen e saj, lutet të kontaktojë familjarët në numrat:

06960554050685555875

Çdo informacion mund të jetë i vlefshëm për rikthimin e saj pranë familjes.

Lini një koment