83 vota pro për ligjin e ri të Policisë së Shtetit, ja ndryshimet që sjell reforma e re
Sipas Lamallari, parashikohet një organizim më i thjeshtë dhe funksional i Policisë së Shtetit, me zinxhir komandimi më të qartë dhe vendimmarrje më të shpejtë. Ndryshimet rikthejnë gjithashtu lidhjen mes gradës dhe funksionit drejtues, duke e bazuar karrierën në meritë dhe eksperiencë.
Ministri theksoi se ligji i ri synon t’i japë fund vakancave të zgjatura në drejtim, përmes shmangies së proceseve burokratike, si dhe parashikon rregulla më të drejta për administrimin e burimeve njerëzore, transferimet dhe sistemin disiplinor.
Një tjetër element i reformës, sipas tij, është ruajtja e kujtesës institucionale, duke e konsideruar përvojën e punonjësve të Policisë si kapital shtetëror.
REAGIMI