Thursday, 13 August 2026
54°F Detroit
BallinaKampionati boterorTrajnerët spanjollë pushtojnë Europën, janë atë më të mirët për vitin 2026

Trajnerët spanjollë pushtojnë Europën, janë atë më të mirët për vitin 2026

Ndeshja e parë zyrtare e sezonit të ri ka konfirmuar trendin e vitit të kaluar (edhe të Botërorit). PSG e Luis Enrique fitoi Superkupën e Europës kundër Aston Villa të Unai Emery, që kishte fituar Europa League, të dy teknikë spanjollë.

Trajneri spanjoll i PSG-së, në ndeshjen e fundit të sezonit të shkuar triumfoi në Champions League kundër Arsenalit të Mikel Artetës, që fitoi titullin kampion në Premier League.

Triumfi i Luis Enrique shenjtëroi dominimin e trajnerëve iberikë në botën e futbollit.

Është koha e trajnerëve spanjollë, të cilët po tregojnë me shifra se janë vërtet më të mirët e momentit. Ata kanë kaluar tashmë trajnerët italianë sa u takon trofeve europianë të fituar.

Janë 47 trofe të fituar nga 20 trajnerë spanjollë të ndryshëm, karshi 43 trofeve të marrë nga 18 trajnerë italianë.

Lini një koment