Wednesday, 28 October 2026
54°F Detroit
Ballina›Kampionati boteror›Deklaratat e Mbappe, CMG e Kinës konfirmon marrjen e letrës së faljes nga Reali i Madridit!

Deklaratat e Mbappe, CMG e Kinës konfirmon marrjen e letrës së faljes nga Reali i Madridit!

Pasditen e 28 tetorit, sipas kohës së Pekinit, klubi i Real Madrid nëpërmjet La Ligës, i dërgoi një letër Grupit Mediatik të Kinës (CMG) duke i kërkuar zyrtarisht falje popullit kinez për komentet negative të bëra nga lojtari i tyre Kylian Mbappé.

Në letrën e faljes, Real Madridi deklaroi se klubi ka respekt të thellë për Kinën, historinë, kulturën dhe popullin e saj. Për më tepër, miliona tifozë kinezë e vlerësojnë dhe e admirojnë shumë Real Madridin.

Letra përfshinte një kopje të deklaratës së mëparshme publike të faljes së Mbappé-së, duke treguar se lojtari shprehu keqardhje për komentet e tij dhe përsëriti respektin për popullin kinez.

Real Madridi përsëriti angazhimin për të respektuar vlerat, bashkëjetesën dhe mirëkuptimin midis kulturave të ndryshme. Gjithashtu shpreson të vazhdojë forcimin e miqësinë dhe të lidhjeve emocionale që e lidhin ngushtë Real Madridin me Kinën dhe popullin kinez.

Më parë, në përgjigje të deklaratës së Real Madridit, mëngjesin e datës 28, një zëdhënës i Qendrës së Programeve Sportive dhe Rinore të Grupit Mediatik të Kinës deklaroi se: “Vërejtjet skandaloze të Mbappé shkelën limitet dhe tejkaluan lirinë e fjalës. Mbappé është lojtar i Real Madridit ndaj klubi mban përgjegjësi. Ne nuk e pranojmë shpjegimin e Real Madridit se Mbappé “nuk ka pasur kurrë për qëllim të ofendojë dhe pohon se lojtarët kanë të drejtë të shprehin mendimet e tyre personale”, ndaj s’e pranojmë qëndrimin e Real Madridit”.

Zëdhënësi përsëriti se fjalët dhe veprimet që lëndojnë ndjenjat e popullit kinez, natyrshëm do të përballen me rezistencë të përbashkët nga të gjithë sektorët e shoqërisë kineze. Derisa Real Madridi të kërkojë falje, nuk ka asgjë tjetër për të diskutuar.

Lini një koment